Irani demonstron sistemin rus antiraketor S 300

Irani demonstron sistemin rus antiraketor S 300

34
SHPËRNDAJE

Gjatë një paradë ushtarake që është zhvilluar sot në jug të Teheranit me rastin e ditës së ushtrisë janë paraqitur një pjesë e pajisjeve të sistemit rus antiraketor S 300.

Një pjesë e pajisjeve të sistemit rus kundërpredhë S 300, u shfaq sot gjatë një paradë ushtarake në jug të Teheranit.

Sipas imazheve të publikuara nga agjencia e lajmeve ISNA, tuba të predhave dhe sistemi radar u treguan gjatë paradës së organizuar me rastin e ditës së ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Husejin Xhabar Ansari, kishte deklaruar javën e fundit se “Rusia kishte aplikuar pjesën e parë të kontratës për dhënien e sistemit kundërpredhë S 300”.

SHBA-ja dhe Izraeli kritikojnë Rusinë për këtë kontratë, ndërkohë që sistemi S 300 i mundëson Iranit të përforcojë mbrojtjen e tij kundërpredhë përballë çdo sulmi të mundshëm, kryesisht kundër instalimeve bërthamore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.