Irak – Ushtria fillon operacionin për çlirimin e Felluxha

Irak – Ushtria fillon operacionin për çlirimin e Felluxha

53
SHPËRNDAJE

“Ka nisur operacioni për çlirimin e Felluxhas. Fitorja e madhe është shumë afër dhe DAESH-it nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër përveç arratisjes”, shkruan Abadi në një mesazh që ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

Janë krijuar korridoret e sigurisë me qëllim për t’u përdorur nga civilët gjatë largimit të tyre nga Felluxha, ndërsa nga ata që nuk janë në gjendje të lënë shtëpitë e tyre është kërkuar të vendosin një flamur të bardhë në dritare.

Në këtë ofensivë marrin pjesë reparte të ushtrisë irakiane, njësi të policisë, milicët shiit dhe forcat e fiseve suni.

Felluxha dhe Mosuli janë dy qytetet e fundit të mëdha që DAESH kontrollon në Irak.

Felluxha që nga 2014 e këtej vazhdon të jetë në duart e organizatës terroriste DAESH.

Qyteti ndodhet buzë lumit Eufrat dhe ende numëron mbi 75 mijë banorë. Para pushtimit nga DAESH popullsia e qytetit ishte rreth 300 mijë banorë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.