Indi – Raketa supersonike interceptore kaloi testin me sukses

Indi – Raketa supersonike interceptore kaloi testin me sukses

57
SHPËRNDAJE

Ushtria e Indisë ka testuar me sukses raketën supersonike të realizuar së fundmi për interceptimin e raketave balistike të “armikut”.

Departamenti për zhvillimin e teknologjisë mbrojtëse të Programit të Kërkim-Zhvillimit Indian në bregdetin Odisha ka testuar raketën e re balistike të brezit të interceptorëve për mbrojtje kundër sulmeve të mundshme.

Kundër raketës balistike “armiqësore” gjatë testimit u lancua raketa interceptore Prithvi.

Në saje të sinjaleve të ardhura nga radarët monitorues raketa supersonike për katër minuta ka gjetur dhe ka shkatërruar raketën balistike. Raketa interceptore e gjatë 7,5 metra krahas një kompjuteri dhe aktivizuesit ekletro-mekanik fluturon edhe me anë të sistemit të navigacionit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.