Imigracioni mund t’i kushtojë vendit 23 miliardë euro

Imigracioni mund t’i kushtojë vendit 23 miliardë euro

34
SHPËRNDAJE

Një studim nga Këshilli Konsultativ Fiskal austriak sugjeron se imigracioni do t’i kushtojë Austrisë rreth 23 miliardë euro deri në vitin 2060.

Shteti do të duhet të paguajë 277 000 euro për çdo refugjat.

Studimi u citua sot nga gazeta e përditshme austriake “Die Presse”.

Kjo do të thotë se imigracioni mund të ulë prosperitetin e vendit.

Ekonomisti austriak, Gottfried Haber tha sot se “supozimet e bëra nga studimi, se sa persona do të vijnë, sa shpejt do të integrohen ata, janë kritike, por megjithatë, hulumtimet e deri më tanishme kanë treguar se do të duhen 10 vjet që të paktën gjysma e refugjatëve të kenë punë”.

Haber, i cili foli në radion kombëtare austriake “Oe1”, është anëtar i Këshillit Konsultativ Fiskal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.