Humbin  jetën 10 persona nga uragani “Irma”

Humbin  jetën 10 persona nga uragani “Irma”

21
SHPËRNDAJE

Uragani “Irma” gjunjëzon Karaibet. Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën të paktën 10 persona.
Uragani ka shkatërruar tërësisht Barbuda, ku rreth 90% e ndërtesave janë rrënuar. Dëme katastrofike janë regjistruar edhe në ishujt francezë pranë detit të Karaibeve.


Fuqia e erës ka arritur në rreth 300 km në orë.

 

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin nga plazhi i Majemit.


Po ashtu është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve në Florida , pasi pritet që uragani të drejtohet drejt këtij shteti. 
Bashkiaku i Majemit e cilësoi ‘Irma” një uragan bërthamor’. Autoritetet raportojnë se dëmet mund të jenë më katastrofike se dëmet e shkaktuara nga uragani Andreë në vitin 1992. 


Ndërkohë qytetarët kanë marrë masat duhe siguruar ushqim dhe ujë të pijshëm.
Për shkak të uraganit gjendja e emergjencës është shpallur edhe në Kubë.
Të ndodhur përballë një katastrofe të tillë Kombet e Bashkuara shprehen se Uragani Irma mund të godasë rreth 37 milionë njerëz. 


Ndërkohë FMN ka deklaruar se është gati të ndihmojë shtetet të cilat janë goditur nga uragani.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.