Gjermania miraton me rezolute, genocidin Turk ndaj Armeneve. Turqia largon ambasadorin

Gjermania miraton me rezolute, genocidin Turk ndaj Armeneve. Turqia largon ambasadorin

95
SHPËRNDAJE

Parlamenti gjerman ka përcaktuar si genocid me votë në Parlament masakrën e kryer nga Perandoria Osmane në vitin 1915. Kryeministri i sapozgjedhur i Turqisë tha se vota pro ndryshon marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk dihet nëse kjo çështje do të ndikojë edhe në marrëveshjen e emigrantëve, nënshkruar disa muaj më parë nga Bashkimi Europian dhe Turqia.Parlamenti gjerman ka aprovuar me votë rezolutën që e cilëson maskarën e armenëve nga ushtria osmane si genocid.Kancelarja, Angela Merkel, nuk mori pjesë në votim, por partia e saj Kristian Demokrate dhe partnerët e koalicionit të gjithë votuan pro rezolutës.Dokumenti përban fjalën genocid në titullin kryesor dhe në tekst, ku fajëson forcat osmane për masakrën e viti 1915.Por në rezolutë shkruhet gjithashtu se edhe vetë shteti gjerman duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen, pasi në atë kohë Gjermania ishte aleate e Perandorisë Osmane bashkë me shtete të tjera.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se rezoluta ka rrezikuar dëmtimin e lidhjeve midis vendeve. Turqia ka tërhequr Ambasadorin e saj në Gjermani “për konsultime”.Erdogan tha se ai dhe Ambasadori do “të ulen sëbashku dhe të diskutojnë këto çështje, të cilat kanë potencial për të ndikuar në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë.”Ai tha se: “Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje.”Sakaq kryeministri i Turqisë Binali Yildirim fajësoi një “lobet raciste armene” për zgjidhjen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.