Gjermania kërkon zgjatjen e kontrolleve në Schengen

Gjermania kërkon zgjatjen e kontrolleve në Schengen

35
SHPËRNDAJE

Gjermania dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian po planifikojnë t’i kërkojnë Komisionit të BE-së vazhdimin e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit për gjashtë muaj, pasi kanë frikë një valë të re të mundshme emigrantësh.

AA njofton se një nga zëdhënësit e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Tobias Plate, thotë se letra është dërguar të hënën duke kërkuar vazhdimin e kontrolleve në kufirin gjermano-austriak, të cilat janë realizuar vitin e kaluar kur mijëra emigrantë kanë kaluar drejt Gjermanisë çdo ditë.

Plate thekson se kontrollet nuk do të jenë të vazhdueshme dhe se ato mund të hiqen pasi siguria e kufijve të jetë e plotë. Ai vë në dukje se në rast se Komisioni Europian e pranon këtë kërkesë kontrollet në disa vende të cilat janë pjesë e Schengen-it mund të vazhdojnë edhe për 6 muaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.