Gjermani, protesta kundër Merkel: Tradhtare e popullit

Gjermani, protesta kundër Merkel: Tradhtare e popullit

42
SHPËRNDAJE

Disa qindra protestues të zemëruar u përballën me kancelaren gjermane, Angela Merkel jashtë kishës madhështore të Frauenkirches.
Merkel mbërriti në Dresden për të festuar ditën e Bashkimit gjerman, festa kombëtare që shënon bashkimin zyrtar, në vitin 1990, të Gjermanisë Perëndimore dhe me ish- Gjermaninë Lindore komuniste, pas rënies së Murit të Berlinit.

Por, hyrja për në kishë e Kancelares gjermane, Merkel, presidentit gjerman, Joachim Gauck si dhe ministrit të Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere u shoqërua nga protestuesit me bilbila dhe me brohoritje ‘Merkel ik!’ dhe ‘Tradhtarë e popullit!’.
Barrikada metalike u vendosën përgjatë perimetrit të sheshit duke ndarë protestuesit e zemëruar nga qindra policë.
Protestuesit nuk ishin dakord me politikën e kancelares për çështjen e refugjatëve.
Dresden, kryeqyteti i shtetit lindor të Saksonisë, është një nga disa qytete të ish- Gjermanisë Lindore komuniste, ku protestat paqësore ndihmuan në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.