Franca detyrohet të përdorë rezervat e naftës

Franca detyrohet të përdorë rezervat e naftës

55
SHPËRNDAJE

Franca ka filluar të përdorë rezervat e saj të naftës për t’u përballur me problemet e furnizimit me karburant që vjen nga konflikti social që ka lindur për shkak të ligjit të ri mbi punën duke shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe sindikatës kryesore në vend.

“Bllokimi i rafinerive dhe depove të karburantit ka detyruar që për dy ditë të përdoren rezervat”, njoftoi Unioni Francez i Industrive të Naftës, një njoftim që rrezikon të ushqejë shqetësime në opinionin publik dhe të rrisë presionin mbi qeverinë socialiste.

Konflikti që ka lindur për shkak të një reforme të kontestuar të ligjit të punës, të prezantuar si masa e fundit e madhe e mandatit të François Hollande, rrezikon të përfshijë edhe prodhimin e energjisë elektrike pas një thirrje për grevë të bërë të enjten në centralet bërthamore.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.