Forcat speciale turke kanë vrarë “trurin” e një atentati të mëparshëm në...

Forcat speciale turke kanë vrarë “trurin” e një atentati të mëparshëm në Ankara

49
SHPËRNDAJE

Teksa po zhvillohen hetime intensive për sulmet e së martës në Stamboll, forcat speciale turke kanë vrarë “trurin” e një atentati të mëparshëm në Ankara.Sulmi ndodhi më 27 shkurt të këtij viti dhe la të vdekur 29 persona.Përgjegjës u bë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe kishte në shënjestër një bazë të personelit ushtarak. Për këtë, autoritetet turke thonë se kanë vrarë shtetasin Mehmet Sirin Kaya, në Lice, provincë e Dijarbakir, e banuar kryesisht nga kurdët.Sipas AP-së, lajmin e bën me dije një zyrtar i lartë policor në kushte anonimati. Turqia është duke marrë veten nga sulmet në aeroportin e Stambollit që lanë pas 44 persona të vdekur dhe 230 të tjerë të plagosur.Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa i dyshuar mbetet i ashtuquajturi Shteti Islamik. Tre terroristët janë nga Uzbekistani dhe Kirgistani si dhe nga Rusia, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera rreth identitetit të tyre.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.