Forcat anti-ISIS përparojnë me shpejtësi në Sirte

Forcat anti-ISIS përparojnë me shpejtësi në Sirte

61
SHPËRNDAJE

Forcat proqeveritare libiane kanë përparuar me shpejtësi në Sirte kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) duke marrë portin dhe shumë lagje në 24 orët e fundit pavarësisht rezistencës së xhihadistëve në bastionin e tyre në Libi.

Një ditë pas luftimesh të ashpra nëpër rrugë, sulmesh ajrore dhe goditjesh me artileri të rëndë, dhuna ka rënë ndjeshëm sot mes forcave të qeverisë së unionit kombëtar të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar dhe xhihadistët që kontrollojnë Sirten që prej qershorit 2015.

Ofensiva për të ndjekur ISIS-in nga Sirte dhe nga Libia filloi më 12 maj, ndërkohë që xhihadistët kishin hyrë në territorin libian në fund të 2014 duke përfituar nga kaosi politik dhe i sigurisë në vend pas rënies së regjimit të Mouammar Kadhafi në 2011

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.