Evakuohen banoret për shkak të një bombe 1.8 tonëshe

Evakuohen banoret për shkak të një bombe 1.8 tonëshe

69
SHPËRNDAJE

Autoritetet e Gjermanisë jugore, saktësisht në Augsburg, po planifikojnë evakuimin më të madh ndonjëherë ditën e Krishtlindjeve, për shkak të një bombe të pashpërthyer që ka mbetur nga Lufta e Dytë Boterore

“BBC” shkruan se rreth 54 mijë njerëz që jetojnë në qytetin bavarez do të evakuohen , duke shënuar kështu edhe evakuimin më të madh në Gjermani pas përfundimit të luftës.
Pasi u gjet një bombë britanike me peshë 1.8 ton, autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që sot në orën 10 të mëngjesit, të largohen nga shtëpitë e tyre 
Ata do të duhet të presin 5 orë, derisa të çaktivizohet bomba, por mund të ndodhë që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri nesër.
Sipas medieve gjermane, evakuimi i shty për sot në mëngjes sepse gjatë Krishtlindjeve ka më pak trafik dhe më pak njerëz në punë.
Një evakuim i ngjashëm u bë edhe në Koblenz në vitin 2011, ku u gjetën bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.