Euro 2016, siguri e larte në kryeqytetin francez

Euro 2016, siguri e larte në kryeqytetin francez

71
SHPËRNDAJE

Katër ditë nga fillimi i Euro 2016, me ndeshjen hapëse Francë-Rumani, në ”Stade de France”, prefekti i Parisit, Michel Cadot njoftoi përforcime të tjera.

Mbi 3 000 policë do t’u shtohen rreth 10 000 trupave të gatshme në Paris për të garantuar sigurinë e këtij kampionati evropian futbolli.

“Jemi përgatitur në maksimumin e mundpësive tona”, deklaroi Cadot.

”Megjithatë, kjo nuk nënkupton që rreziku do të jetë në nivelin zero. Nuk ka një kërcënim specifik, por, duke parë konfliktet dhe zhvillimet në Siri dhe Irak, duke parë pozicionin e Francës, rreziku mbetet i madh”, theksoi ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.