Erdogan ne lot per dhendrin shqiptar

Erdogan ne lot per dhendrin shqiptar

97
SHPËRNDAJE


Sot i është dhënë lamtumira e fundit bashkëpunëtorit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Erol Olcak. Ndër viktimat e pas sulmeve të një grupit ushtarak të Turqisë në përpjekje për grushtet, ishte edhe një dhëndër shqiptar.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Erol Olçak, me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar, ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit, transmeton Telegrafi.
Erdogan nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, siç presidenti turk e konsideroi, mikut të jetës.
“Të nderuar miq jemi mbledhur në xhaminë e Fatihit për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tonë. Erolli ishte shoku im i jetës. Erol Olcak ishte një njeri i madh. Ai ishte një person i dashur. Ishte një njeri diamant. Ishalla varri tij bëhet një prej vendeve të parajsës”, ka thënë Erdogan, i cili nuk ka mundur të përmbahet prej emocioneve dhe fillon të qajë me të madhe. Ai nuk mundi ta vazhdojë fjalimin dhe kërkoi falje.
Edhe ish-presidenti turk, Abdullah Gul ka folur për shqiptarin, të cilin e ka vlerësuar si dëshmor të demokracisë dhe një person të çmuar për aq kohë sa ka punuar me shqiptarin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.