Erdogan kercenon Gjermanine

Erdogan kercenon Gjermanine

66
SHPËRNDAJE

Pas ankesave ndaj vendimit të autoriteteve gjermane për t’i ndaluar tubimet disa ministrave turq në zonat e banuara nga ky komunitet dhe krahasimit të kësaj praktike me atë të nazistëve, Rexhep Taip Erdogan shkoi një hap më tej në retorikën e tij ndaj Berlinit.

“Po të doja, do të vija në Gjermani që nesër. Nëse nuk më lejoni të hyj atje apo më ndaloni të mbaj fjalën në ndonjë miting, atëherë do të nis një kryengritje”, ka kërcënuar kreu i shtetit turk, i cili kërkon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqve të Gjermanisë. 
“Nëse dua të vij dhe nuk më lini të kaloj në portat tuaja, nëse nuk më lini të flas, atëherë do ta ngre botën në këmbë. Rezultoi që arsyeja e të gjithë këtyre incidenteve ishte një terrorist. Gazetari i “Die Welt”, Deniz Yucel i tillë është. Ai njeri nuk është gazetar dhe administrata gjermane fatkeqësisht i ka vënë shenjën e barazimit mes tij dhe ministrave të mi, ndërsa kreut tim të qeverisë i thonë se nuk duhet të ngremë zërin”, u shpreh Erdogan. 
Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci foli përpara njerëzve të mbledhur në tubimin e komunitetit turk në Këln pasi zyrtarët vendas kishin anuluar dy mitingje të ngjashme, duke nxjerrë si arsye shqetësimet e sigurisë.
Autoritetet gjermane mendojnë se qëllimi i Erdoganit është të përshkallëzojë akoma më shumë situatën dhe ta shfrytëzojë atë për fushatën e tij. Arrestimi i reporterit tË Die Welt ka krijuar tension në marrëdhëniet dypalëshe.
Ankaraja e ka akuzuar Yucelin me nënshtetësi gjermane dhe turke për propagandë në shërbim të një organizate terroriste, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e konsideron një gabim ndalimin e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.