Eksporti i armëve arrin në 15 miliardë dollarë

Eksporti i armëve arrin në 15 miliardë dollarë

40
SHPËRNDAJE

Sipas një komunikate me shkrim të Kremlinin eksporti i armatimeve që ka bërë Rusia gjatë vitit të kaluar ka arritur në 14.5 miliardë dollarë.

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se eksporti i armatimeve gjatë vitit të kaluar ka arritur në 14.5 miliardë dollarë.

Në një komunikatë me shkrim nga Kremlini zyrtar thuhet se Putin këtë shifër e ka përmendur gjatë një takimi në Komisionin e Bashkëpunimit Tekniko-Ushtarak të vendit i mbledhur në qytetin Nijni Novgorod.

Duke cituar se vlera e përgjithshme e eksporteve të armatimeve që nga viti 1992 ka shkuar në 56 miliardë dollarë, Putin ka thënë se vendet, të cilat janë në krye të atyre që importojnë armë nga Rusia janë, India, Iraku, Egjipti, Vietnami, Kina dhe Algjeria.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.