Egzekutohet para Kishes se qytetit ish futbollisti i Napolit

Egzekutohet para Kishes se qytetit ish futbollisti i Napolit

66
SHPËRNDAJE

Ëndrra për të vijuar karrierën si futbollist nuk ka zgjatur shumë, pasi ish-lojtari i të rinjve të Napolit, Renato Di Giovani është vrarë mbrëmjen e sotme me armë zjarri, njoftojnë mediat italiane.

21-vjecari u qëllua disa herë me armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën në vend përballë kishës Santa Maria di Montevergine, në Soçavo. Sipas mediave vendase, autorët e dyshuar udhëtonin me një motor skuter, kur i kanë dalë para dhe e kanë ekzekutuar me disa plumba.
Ende nuk dihen motivet e ekzekutimit, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me Kamorrën, pasi dyshohet se ish futbollisti ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa kishte lidhje me ultrasin Alberto Mattera.
Renato Di Giovani u shfaq për herë të parë tek Napoli në Ligën e të Rinjve të UEFA-s kundër Arsenal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.