E vrasin shqiptarin,tek biznesi i tij  ne Amerike

 E vrasin shqiptarin,tek biznesi i tij  ne Amerike

54
SHPËRNDAJE

Një 59-vjeçar, emigrant shqiptar në Detroit të SHBA-ve, është qëlluar për vdekje gjatë një tentative grabitje në biznesin e tij në “Coney Island”. Ngjarja u shënua në 09:30 të mëngjesit, me orën lokale, në restorantin e shqiptarit, midis autostradës “Schaefer” dhe rrugës “South Ethel”.

Frano Juncaj, shqiptari i cili kishte emigruar në Detroid prej vitit 1975, u qëllua me armë në gjoks dhe u gjet i pajetë në derën e restorantit, ku hyjnë klientët.
Sipas mediave në SHBA, policia ka dyshime që emigranti shqiptar ta ketë njohur grabitësin e kjo mendohet të jetë arsyeja që është qëlluar për vdekje. Policia tha gjithashtu se autorët kanë hyrë në restorant në një moment kur nuk ka pasur klientë, pasi në tavolina nuk kishte ushqim të servirur.
detroit
59-vjeçari e kishte ngritur biznesin e tij në Detroit, së bashku me vëllain e tij Tony Juncaj, prej më shumë se 35 vjetësh.
Vrasja e tij ka tronditur jo vetëm të afërmit por edhe punonjesit e restorantit dhe miqtë e tij, që e njihnin Juncajn si një njeri mjaft punëtor, të qetë dhe të dashur me komunitetin. Punonjësit e restorantit treguan me lot në sy ngjarjen e rëndë, duke thënë se shqiptari i kishte ndihmuar sa herë ndodheshin në vështirësi.
“Ajo që më trondit më shumë është se viktima ishte një emigrant nga Shqipëria që kishte 36 vite që jetonte dhe punonte në Detroid. Ai ishte shumë i dashur me njerëzit dhe nuk ka qenë asnjëherë të vetme problematik”, tha shefi i Policisë së Detroit, Steven Dolunt

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.