Dy Shpërthime në Mançester

Dy Shpërthime në Mançester

41
SHPËRNDAJE

Dëgjohem zhurma në koncertin e Ariana Grande, dyshohet sulm terroristPolicia e Mançesterit ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg Manchester Arena pasi oficerët njoftojnë për një sulm të mundshëm kamikaz pas raporteve për shpërthimeve, shkruan The Sun.

Pas raportimit për dy shpërthime në Manchester Arena, policia është mobilizuar së bashku me ambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
Gjithashtu dy helikopterë janë parë mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa policia ka kërkuar që të shmanget zona.
Një banore e vendit ku ka ndodhur shpërthimi ka rrëfyer duke treguar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në banesën e saj 4 blloqe larg vendit ku po mbahej koncerti.
Një tjetër vajzë e cila ishte prezente në koncert tregon se janë dëgjuar dy zhurma të mëdha dhe pastaj të gjithë ishin në gjendje të lartë paniku.
Ende nuk dihet se çfarë është në realitet duke ndodhur në Manchester.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.