Donald Trump ne betimin e tij President i SHBA.

Donald Trump ne betimin e tij President i SHBA.

43
SHPËRNDAJE

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump betohet si President i SHBA
“Unë Donald Trump betohem se në mënyrë besnike do përmbush detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se me mundësitë më të mira do ruaj, mbroj dhe zbatoj detyrimet e mia në respekt të Kushtetutës. Zoti më ndihmoftë!”, u shpreh Trump në betimin e tij zyrtar. Më pas ai mbajti një fjalim para pjesëmarrësve në ceremoni.

FJALIMI I DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA

Ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë, jo vetëm sepse po transferojmë pushtetit nga një parti te tjetra, por se pse po transferojmë pushtetin nga Uashington DC tek ju, populli.
Këto ndryshime që kanë nisur do të vazhdojnë. Kjo është dita juaj. SHBA është vendi juaj. Ajo që ka më shumë rëndësi nuk do të thotë se cila parti e drejton qeverinë, por nëse qeveria kontrollohet nga populli. 20 janari 2017 do të kujtohet si dita kur populli u bë drejtues i këtij kombi sërish. Keni ardhur sot miliona për t’u bërë pjesë e një lëvizje historike që bota nuk e ka parë kurrë ë parë. Në qendër të kësaj lëvizje, është një bindje e thellë për të mirën e të gjithë. Amerikanët kërkojnë shkolla më të mira për fëmijët, vende më të sigurta. Këto janë të drejta kryesore. Por në fakt realiteti është ndryshe për familje, nëna e fëmijë që jetojnë në zona të largëta. Jetojnë në varfëri. Mijëra fabrika janë të mbyllura. Por kjo do të ndalojë këtu, dhe ndalon tani.
Ne jemi një komb, dhe dhimbja e tyre është edhe jona, ëndrra e tyre është edhe jona, edhe suksesi i tyre do të jetë i yni. Ne ndajmë të njëjtën shtëpi, dhe kemi një destinacion të përbashkët. Betimi që bëj sot është për të gjithë amerikanët. Kemi pasuruar industritë dhe ushtritë e vendeve të tjera në kurriz të vendit tonë, kemi mbrojtur kufijtë e vendeve të tjera, duke refuzuar të mbrojmë kufijtë tonë, kemi shpenzuar miliardë për vende të tjera, ndërsa infrastruktura jonë ka rënë. Pasuria dhe besimi i vendit tonë është larguar. Fabrikat e mbyllura janë larguar nga vendi ynë, pa menduar për miliona amerikanë që kanë lënë pa mundësi. Pasuria e familjeve amerikane, është vjedhur, dhe është shpërndarë në të gjithë botën. Por kjo është e kaluara, tani do të shohim vetëm të ardhmen.
Kam një mesazh për të gjitha kryeqytetet e botës, nga kjo ditë do të nisë një vizion i ri në qeverisjen tonë. Ne jemi mbledhur sot këtu, duke vendosur një dekret të ri që do të dëgjohet këtu. Një vizion i ri do të qeverisë tokën tonë. nga kjo ditë, do të jetë vetëm Amerika e para. Ccdo vendim mbi taksat, emigrimin, çështjet e jashtme, do të bëhen në mënyrë të tillë që të përfitojnë punonjësit amerikanë dhe familjet amerikane. Mbrojtja do të çojë në prosperitet dhe forcë. Unë do të luftoj për ju me çdo forcë dhe nuk do t’ju zhgënjej kurrë.
Do të kërkojmë miqësi me të gjitha kombet, por me mirëkuptimin se është e drejta e gjithë kombeve që të vendosin interesat e tyre në fillim. Nuk do të imponojmë interesat tonë, po do të jemi si një shembull për të gjithë. Do të forcojmë aleancat, do të krijojmë të reja, do të shkatërrojmë nga faqja e tokës terrorizmin islamik. Në themelet e politikës tonë do të jetë besnikëria ndaj SHBA, përmes kësaj do të zbulojmë besnikërinë ndaj njëri-tjetrit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.