Bullgaria rikthen makinën e shkrimit kundër sulmeve virtuale  

Bullgaria rikthen makinën e shkrimit kundër sulmeve virtuale  

32
SHPËRNDAJE

Presidenti Rosen Plevneliev në deklaratën që bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se vendi i tij po përballet vazhdimisht me sulme virtuale.

Me qëllim për të parandaluar sulmet e mundshme kibernetike Bullgaria i është kthyer përdorimit të makinës së shkrimit.

Në deklaratën që bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbajtur nën drejtimin e tij, Presidenti Rosen Plevneliev tha se Bullgaria po përballet vazhdimisht me sulme virtuale.

Kërcënimet kryesisht vijnë nga organizatat kriminale, nga organizatat terroriste ndërkombëtare dhe regjimet e mbështetura në terror, sqaroi Plevneliev, duke shtuar se objektet që sulmohen më shumë janë komplekset infrastrukturore me rëndësi kritike, bankat, aeroportet dhe institucionet shtetërore e ato private.

Plevneliev e pranoi që është përcaktuar rrjedhje informacioni nga banka e të dhënave, ku bëjnë pjesë informacione të qytetarëve, ndërsa shtoi se përmes disa sulmeve virtuale në faqet ekzistuese të internetit është vendosur një përmbajtje false në vend të asaj origjinale.

Presidenti bullgar tha se qëllimi i këtyre sulmeve virtuale është t’u shkaktojnë dëme financiare kompanive kombëtare dhe të huaja që operojnë në Bullgari.

Ndërsa Kryeministri Boyko Borisov tha se përballë kërcënimeve virtuale të epokës së sotme kanë rishikuar metodat e punës për shërbimet kryesore informative të vendit.

“Jemi të detyruar që ti mbrojmë vetë sistemet tona të sigurisë”, u shpreh Borisov duke shtuar se “madje edhe agjencitë e mëdha të inteligjencës për të parandaluar sulmet e mundshme në mjedisin virtual i janë rikthyer metodës së vjetër të përgatitjes së procesverbaleve me një makinë të çfarëdoshme shkrimi”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.