Blair: Politikat e Trump-it të paqarta

Blair: Politikat e Trump-it të paqarta

59
SHPËRNDAJE

I ftuar në një emision të televizionit “Bloomberg” ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair, ka kritikuar politikat e kandidatit të republikanëve për në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Gjatë një dalje në televizionin “Bloomberg” ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, pasi ka theksuar se nuk është kriminel lufte, ka kritikuar liderin aktual të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, se nuk po bën sa duhet përballë luftës në Siri, transmeton agjencia turke e lajmeve AA.

Duke theksuar se atë nuk e duan për shkak të disa vendimeve të vështira që ai ka marrë gjatë kohës kur ishte kryeministër, Blair ka shtuar: ”Jam një person i shkruar në pankarta dhe një person që urrehet. Jam një person që kam marrë vendime të vështira”.

Ndërkohë Blair duke kritikuar politikat e Corbyn dhe kandidatit për president në SHBA, Donald Trump tha se rritja e popullaritetit të tyre është bërë për shkak të medias sociale. ”Media sociale krijon dallgë ndjenjash dhe mendimesh si dhe gjen zgjidhje të lehta për mendime të ndërlikuara”, u shpreh ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.