Berlini kufizon ndihmën sociale për shtetasit e BE-së

Berlini kufizon ndihmën sociale për shtetasit e BE-së

35
SHPËRNDAJE

Qeveria gjermane miratoi sot një projekt-ligj që kufizon aksesin e sigurimeve shoqërore për imigrantët me origjinë nga Bashkimi Evropian.

Berlini e përpiloi këtë projekt-ligj në muajin prill, duke ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe në periudhën e kryeministrit David Cameron, atëherë në fushatë kundër “Brexit” një formë për të reduktuar ardhjen e punonjësve, migrantëve brenda territorit evropian në hapësirën britanike.

Sipas këtij teksti, shtetasit evropianë që jetojnë në Gjermani si të papunë nuk kanë më të drejtën e përfitimit të sigurimeve sociale përpara një qëndrimi të ligjshëm pesë vjeçar në vend. Personat e sipërpërmendur mund të përfitojnë një pagesë të përkohshme maksimumi një mujore deri në largimin e tyre.

“Rregulli është i qartë, ai që jeton këtu duhet të punojë dhe të paguajë kontributet që i takon duke zotëruar gjithashtu të drejtën e përfitimit nga sistemi ynë social”, sqaroi ministrja gjermane e Punës, Andrea Nahles pas miratimit të këtij projekt-ligji në Këshillin e Ministrave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.