BEJRUT – OSDH: Më shumë se 300 000 të vdekur në Siri...

BEJRUT – OSDH: Më shumë se 300 000 të vdekur në Siri që nga 2011-ta

46
SHPËRNDAJE

Më shumë se 300 000 të vdekur janë regjistruar në Siri që prej fillimit të luftës civile në vend që nga viti 2011, tha sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Rreth 86 000 e totalit janë civilë dhe rreth 15 100 prej tyre janë fëmijë ose adoleshentë”, theksoi ai.

Shifra e fundit e observatorit është rritur me 9 000 që nga vlerësimi i tyre i fundit, në fillim të gushtit.

Në këto shifra përfshihen gjithashtu rreth 59 000 ushtarë të qeverisë dhe pak më shumë se 48 000 anëtarë milicisë besnike të Sirisë, Irakut, Iranit dhe Libanit.

Vdekjet e anëtarëve të milicisë rebele shkojnë në total rreth 52 300 viktima.

Vdekjet mes xhihadistëve të ISIS-it përbëjnë pak më shumë se 52 000 viktima.

Për më tepër, observatori vuri në dukje një tjetër shifër, rreth 3 645 viktima, persona të cilët nuk janë identifikuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.