BE e vendosur në luftën kundër evazionit fiskal

BE e vendosur në luftën kundër evazionit fiskal

36
SHPËRNDAJE

Ministrat e Financave të BE-së të mbledhur në Amsterdam shfaqën vullnet të plotë në intensifikimin e luftës kundër evazionit fiskal.

Kjo është një formë kundërpërgjigjeje ndaj skandalit “Panama Papers” duke nënshkruar “njëzëri” përpjekjet e fundit evropiane si ajo e krijimit të një liste të zezë të përbashkët të parajsave fiskale.

Pas skandalit me një shtrirje mbarë globale, ku zbulimet e informacioneve në burim po nxisin kronikën në media prej tre javësh, ndjenja e urgjencës është qartësisht shumë më e rëndësishme ku mbarë bota është e angazhuar për të mbushur boshllëqet”, pohoi sot Jeroen Dijsselbloem, ministri holandez i Financave, vendi i së cilit mban presidencën e radhës së BE-së.

“Ne kemi qenë më tepër të fokusuar duke kundërshtuar njëri-tjetrin për sistemet tona tatimore, në mënyrë që vendet tona të gëzonin një status sa më të favorshëm për të thithur investitorë të rinj. Tashmë kemi mbërritur në një pikë ku sipërmarrjet e mëdha po shfaqin tendencën e mospagimit të taksave”, shtoi ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.