Bashkëshortja e komisionerit të BE-së  gjendet në listën e “Panama Papers”. 

Bashkëshortja e komisionerit të BE-së  gjendet në listën e “Panama Papers”. 

52
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e komisionerit të BE-së për Energjinë, Miguel Arias Canete gjendet në listën e “Panama Papers”. Gjithçka “me gjasë” e padëmshme” thuhet nga Komisioni Europian. Zbutje e skandalit?Micaela Domecq Solis-Beaumont – ky emër gjendet krah mijërave të tjerëve në dokumetet e publikuara nga të ashtuquajturat “Panama Papers”. Bëhet fjalë për gruan e komisionerit të BE-së për Energjinë e Mbrojtjen e Klimës, Miguel Arias Canete. Micaela Solis-Beaumont, e cila vjen nga një familje e pasur, nga viti 2005 ka pasur të drejtën e nënshkrimit për firmën “Rinconado Investment Group”, një firmë fiktive në Panama. Kjo firmë ka ekzistuar edhe në kohën kur Miguel Arias Canete kishte poste në Spanjë, por edhe nga viti 2014, kur ai mori një post në Bruksel. Kur një gazetar i rrjetit investigativ që kishte vlerësuar dokumentet i bën një telefonatë eurokomisionerit, për ta njoftuar, ky i fundit e kap vetë telefonin për t’ia bërë me dije presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker se ka mundësi për publicitetit negativ për Komisionin.  
Çiftit Canete nuk i janë provuar veprime ilegale biznesi dhe as evazion fiskal, por megjithatë për komisionerët e BE-së, steka e moralit është shumë e lartë. Para fillimit të punës në postin e tij, sipas rregullores, Canete i kishtë bërë publike aktivitetet e biznesit të njerëzve të tij të afërt. “Deklaratat e komisionerit Canete nuk bien ndesh me rregullat e Komisionit”, tha Margaritis Schinas, zëdhënësi i Komisionit Europian të hënën (04.04) në Bruksel, me kujdes, por duke theksuar se ky vlerësim bazohet në të dhënat e Canetes. Firma në Panama ku bën pjesë edhe gruaja e tij nuk është aktive prej vitesh, ka deklaruar Canete, pra nuk ka pasur konflikt interesi që do ta pengonin punën e tij. Avokatët e Micaela Demecq Solis-Beaumont pohuan se klientja e tyre i ka bërë të gjitha deklaratat e duhura për autoritetetet fiskale spanjolle.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.