Bagdad:32 të vdekur nga nje shperthim ,ditën e vizitës së Presidentit francez

Bagdad:32 të vdekur nga nje shperthim ,ditën e vizitës së Presidentit francez

25
SHPËRNDAJE

Të paktën 32 persona u vranë dhe 61 u plagosën ditën e sotme në një sulm me autobombë në Bagdad.
Ky sulm kishte në shënjestër një shesh në një lagje shiite në kryeqytetin irakian dhe nuk ka ende një autor për momentin, një akt që përkon me ditën e vizitës në Bagdad të presidentit francez, François Hollande.
Hollande vuri theksin mëngjesin e sotëm se të luftosh kundër terrorizmit këtu në Irak është si të parandalosh aktet terroriste në Francë.
Pjesa dërrmuese e viktimave të sulmit të Bagdadit ishin punëtorë ditorë në pritje për t’u punësuar në sheshin në Sadr City, një lagje që ndodhet në verilindje të kryeqytetit, skenë e sulmeve të shpeshta tragjike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.