Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në det

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në det

75
SHPËRNDAJE

  
Një avion ushtarak i Marinës Amerikane është rrëzuar në detin Celbes, në jug të Filipineve, raportoi Marina Amerikane, duke mos arritur të ulet me sukses në aeroplanmbajtesin “Carl Vinson”.

Piloti ushtarak u detyrua të hidhej gjatë tentativës së uljes së avionit F/A-18E dhe arriti të shpëtohej pa dëmtime. Fluturimi ishte pranë uljes përfundimtare pas kryerjes së operacioneve rutinë të fluturimit, tha komanda e flotës së SHBA-së. Ndërkohë incidenti me avionin është nën investigim, shkruan Russia Today.
 
“Piloti është i sigurtë dhe pa lëndime,” tha Marina, duke vënë në dukje se ai ishte marrë nga personeli mjekësor në bordin e aeroplanmbajtesit “Carl Vinson”.
Kjo aeroplanmbajtëse është vendosur në Azinë Lindore që në muajin janar. Presidenti amerikan Donald Trump më herë tha se Carl Vinson mban ‘armatën’ e drejtuar për në Korenë e Veriut në përgjigje të testeve raketore të Kim Jong Un.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.