Avioni Rus bie ne det me 91 persona ne bord

 Avioni Rus bie ne det me 91 persona ne bord

57
SHPËRNDAJE

RUSI- Një aksident ajror ka ndodhur në Rusi, ku për pasojë është rrezuar në det një avion ushtarak me 91 persona në bord. BBC raporton se 20 minuta pasi ishte nisur, avioni kishte humbur nga radari në orën 05:20.

Ministria e Mbrojtjes tha se në avionin Tu-154 udhëtonte personeli i shërbimit, anëtarët e korit të famshëm ‘Aleksandrov’ dhe gazetarë. Të njëjtat burime theksojnë se avioni fluturonte në provincën Latakia të Sirisë.

Ndërkohë, një ekip shpëtimi ka gjetur tashmë mbeturinat në Detin e Zi. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov tha se pasagjerët në avion ishin nisur drejt Sirisë, atje ku do të jepnin një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që shkaktoi 91 viktima, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e kutisë së zezë të avionit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.