Avioni dhe helikopteri përplasen në fluturim , njoftohet për viktima 

Avioni dhe helikopteri përplasen në fluturim , njoftohet për viktima 

64
SHPËRNDAJE

 Një avion i vogël dhe një helikopter u përplasën në mes të ajrit mbi Angli këtë pasdite.
Mbeturinat e dy mjeteve besohet të kenë rënë nga qielli pasi banorët vendas që jetonin pranë Buckinghamshire dëgjuan një zhurmë të tmerrshme.


Një banor vendas i tha se babai i tij kishte dëgjuar një zhurmë të llahtarshme dhe kishte dalë jashtë i tmerruar.
“Pastaj ai vrapoi drejt shtëpisë për të më thënë se kishte pasur një përplasje në pyllin aty pranë. Ne shkuam në vendin e ngjarjes. Gjithkush po ndihmon shërbimet emergjente me aq sa mundet”, u shpreh ai.
Një kordon i madh policor ka rrethuar vendit e rrëzimit ndërkohë që raportohet për shumë të vdekur, raporton “Daily Mail”.
Të paktën shtatë zjarrfikëse dhe tre automjete urgjente të kërkimit urban, nxituan në vendngjarje së bashku me gjashtë oficerë, të cilët po kërkojnë mes mjeteve të shkatërruara për të mbijetuar.
Stafi, i cili menaxhohet nga fondacioni ‘Rothschild’ i ngritur nga familja miliardere ‘Rothschild’, ndihmoi në dërgimin e automjeteve emergjente në vendin e tragjedisë.
Stafi i Aksidenteve Ajrore gjithashtu është në zonë për të filluar një hetim mbi shkakun që çoi në përplasjen në mes ajrit.
Burimet thanë se besohej se kishte viktima të shumëfishta. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.