Avionët rus bombardojnë një spital dhe fabrikën e ilaçeve në Halep

Avionët rus bombardojnë një spital dhe fabrikën e ilaçeve në Halep

46
SHPËRNDAJE

Avionët luftarak të ushtrisë ruse bombarduan një spital dhe një fabrikë të ilaçeve që gjenden në Halep të Sirisë në zonën e kontrolluar nga opozitarët.

Avionët luftarak rus dje në mbrëmje ndërmorën sulm me bombë fosfori ndaj një spitali në nënprefekturën Anadan në veri të Halepit, ndërsa në sulmin ndaj fabrikës së ilaçeve në zonën Kefr Hamra përdorën bomba vakumi.

Nga sulmi janë shkatërruar spitali dhe fabrika e ilaçeve.

Avionët rusë në këto 15 ditët e fundit janë duke bombarduar në mënyrë intensive zonat nën kontrollin e opozitarëve në Halep me objektiv tregjet në nënprefektura dhe fshatra, spitale dhe qendra të mbrojtjes civile.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.