Alexander Van der Bellen fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Austri 

Alexander Van der Bellen fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Austri 

41
SHPËRNDAJE

Ish-lideri i të gjelbërve, njëkohësisht kandidati i pavarur, Alexander Van der Bellen fitoi sot zgjedhjet presidenciale në Austri me 50,3 për qind të votave, njoftoi agjencia zyrtare austriake e lajmeve, APA.
Van der Bellen bëri fushatë për një qëndrim më proevropian të vendi të tij, ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor, Hofer e mbështeti fushatën e tij kundër azilkërkuesve.
Avantazhi i Van der Bellenit ishte me 31 026 vota.
Ndërkohë, ultranacionalisti Norbert Hofer pranoi humbjen e zgjedhjeve presidenciale austriake, ndërkohë që pritej konfirmimi zyrtar i fitoresë së të gjelbrit Van der Bellen.
”Do të më pëlqente që të kujdesesha për këtë vend të bukur. Sidoqoftë mbetem besniku juaj”, shkruajti në faqen e tij në Facebook, Norbert Hofer.
Dje u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale austriake, ndërkohë që për këtë post kandiduan shtatë përfaqësues të spektrik politik austriak./ a.jor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.