40 viktima nga ethet e verdha ne Brazil

40 viktima nga ethet e verdha ne Brazil

19
SHPËRNDAJE

Brazili është përfshirë nga epidemia e etheve të verdha. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës.

Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend që në vitin 2000. Deri më tani janë regjistruar 70 raste, ndërsa 40 persona kanë humbur jetën. Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais. Mbi 300 raste janë duke u hetuar.
Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje, shkruan rel. Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.