34 gjeneralë dhe 3 mijë ushtarë arrestohen në kuadër të hetimit FETO

34 gjeneralë dhe 3 mijë ushtarë arrestohen në kuadër të hetimit FETO

93
SHPËRNDAJE

Gjenerali i arrestuar me gradën më të lartë është Komandanti i Dytë i Ushtrisë gjeneralarmate Adem Huduti.

Ndërkaq ka filluar procesi nën akuzën për tradhti kundër atdheut edhe ndaj ish komandantit të Forcave Ajrore gjeneralarmate Akën Ëytyrk (Akın Öztürk) në të njëjtën kohë anëtar i Këshillit të Lartë Ushtarak.

Në kuadër të hetimit kundrejt tentativës për grusht shteti të Organizatës terroriste Fethullahiste (FETO), është arrestuar edhe Shefi i Dytë i Ushtrisë dhe Komandanti i Garnizonit të Mallatjas (Malatya) Major Avni Angun.

Komandanti i Departamentit të 3-të të Operacioneve gjenerallejtënant Erdal Ëztyrk (Erdal Öztürk) u soll në Stamboll.

Në kuadër të hetimit, Komandanti i Shkollës së Komandës Malore dhe Qendrës së Trajnimit, Metin Akkaya dhe Komandanti i Garnizonit të Isparta-s Mustafa Kurutmaz u arrestuan me akuzën për tentativë të armatosur të ndryshimit të rregullit të kushtetutës.

Ndërkaq ndër të arrestuarit është edhe Komandanti i Garnizonit të Ballëkesirit (Balıkesir) Majori Ahmet Akjyrek (Ahmet Akyürek), Komandanti i Ushtrisë së Egjeut, Majori Memduh Akbilen dhe Komandanti i forcave luftëtare ajrore dhe mbrojtjes ajrore ndaj raketave major Suat Murat Semiz.

Një nga emrat e tjerë të marrë nën arrest është edhe Komandanti i Brigadës së Shanllëurfas, Metin Alpxhan (Metin Alpcan).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.