29 te plagosur nga nje shperthim ne NewYork

29 te plagosur nga nje shperthim ne NewYork

223
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në lagjen Çelsi, New York, duke thyer xhamat e dritareve të kateve të para në ndërtesën 14-katëshe.
Të paktën 29 vetë kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim. Ndërtesa përdoret zakonisht nga të verbrit e qytetit, për të banuar, mësuar dhe për shërbime të tjera.
Ngjarja është ende nën hetim, por e ardhur vetëm pak ditë pas 15-vjetorit të 11 Shtatorit dhe në një klimë të tensionuar elektorale është bërë menjëherë burim hamendjesh ku vend kryesor zë si zakonisht terrorizmi.
Banorët e verbër të ndërtesës janë duke qëndruar brenda sipas këshillës së policisë, por banorët e dy pallateve ngjitur janë larguar me urdhër evakuimi.
shperthim ne new york

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.