265 të vdekur

265 të vdekur

117
SHPËRNDAJE

Kryeministri turk njoftoi sot në mesditë dështimin e përpjekjes për grusht shteti të forcave rebele të ushtrisë, duke raportuar për 265 të vdekur, por presidenti Recep Tayyip Erdogan i nxiti përkrahësit e tij për të qëndruar në rrugë për t’i bërë ballë çdo vale të re provokimesh.

“Situata është plotësisht nën kontroll”, pohoi kryeministri Binali Yildirim për median, duke njoftuar për një bilanc mjaft të rëndë pas konfrontimeve të shënuara dje në mbrëmje në Ankara dhe në Stamboll mes rebelëve, forcave qeveritare dhe dhjetëra mijëra qytetarëve që dolën në rrugë.

“Grushti i dështuar i shtetit shënoi 161 të vrarë dhe 1.440 të plagosur në mesin e forcave qeveritare dhe civile”, deklaroi ai. Më parë kreu i ushtrisë raportoi për të paktën 104 rebelë të vrarë.

Dëshmia që situata nuk është normalizuar plotësisht, ndërsa konsullata franceze i bëri sot thirrje shtetasve të saj në Stamboll për të qëndruar brenda shtëpive pasi parashikohen trazira gjatë mbrëmjes.

Yildirim bëri të ditur se 2.839 ushtarakë janë arrestuar për lidhje me këtë përpjekje që ai e cilësoi një “njollë” në demokracinë turke. “Këta frikacakë do të marrin dënimin e merituar”, u shpreh kreu i qeverisë. Turqia i kërkoi Greqisë ekstradimin e tetë puçistëve që u ulën në aeroportin e Aleksandropolit me anë të një helikopteri ushtarak.

Siç deklaroi edhe më parë Erdogan, Yildirim akuzoi predikuesin në mërgim në SHBA, Fethullah Gülen si nxitësin kryesor të kësaj iniciative të përgjakshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.