25- vjetori i BERZH- it

25- vjetori i BERZH- it

40
SHPËRNDAJE

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sot mbush 25 vjeç

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është themeluar në vitin 1991 dhe deri më sot ka investuar mbi 100 miliardë euro në mijëra projekte, në ekonomitë e më shumë se 30 vendeve.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) feston sot 25- vjetorin e saj, me një histori, në mbështetjen e suksesshme që ka dhënë, për ekonomitë në zhvillim dhe sfidat e së ardhmes.

Në një njoftim për shtyp BERZH bën të ditur se, që nga krijimi i saj në 1991, BERZH ka luajtur një rol kyç në transformimin e një rajoni që tashmë përfshin tre kontinente – nga Mongolia në Azinë Qendrore në Marok në brigjet e Oqeanit Atlantik, nga Estonia në Baltik në Egjipt në Mesdhe .

Në një ceremoni për të shënuar përvjetorin, Presidenti i gjashtë i BERZH-it, Sir Suma Chakrabarti, u shpreh se, “Në këtë ditëlindje të BERZH-it , ne krenohemi me arritjet tona. Ndërsa do të vazhdojmë të japim më të mirën për vendet që aspirojnë zhvillim”.

Strategjia e saj për vitet e ardhshme udhëhiqet nga tre prioritetet thelbësore, sigurimi i ekonomive të qëndrueshme, promovimin e integrimit dhe adresimi i sfidave globale dhe rajonale

Në këtë ngjarje të shënuar të 25-vjetorit, BERZH në një analizë gjithëpërfshirëse të ndërmarra në bashkëpunim me Bankën Botërore do të nxjerrë në pah rrugën e Bankës në këto vite si dhe sfidat për të ardhmen në mbështetje të vendeve në tranzicion dhe po ndërmarrin reforma strukturore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.