20 persona te vdekur  si pasojë e përplasjes 2 trenave në Puglia 

20 persona te vdekur  si pasojë e përplasjes 2 trenave në Puglia 

71
SHPËRNDAJE

20 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes tragjike të dy trenave në Puglia të italisë. Sipas informacioneve, trenat janë përplasur në pjesën ballore të tyre dhe siç shihet nga fotot vagonët e parë të tyre janë totalisht të shkatërruar.Ndërkohë dhjetra pasagjerë kanë mbetur të plagosur.Bilanci i viktimave pritet të rritet. Ekipet e shpëtimit dhe ato zjarrfikëse kanë nxjerrë të gjallë disa pasagjerë nga rrënojat, përfshirë dhe një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital. Operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe të mbijetuar e përshkruajnë si apokaliptike situatën, teksa shkaqet ende nuk dihen. “Ka shumë viktima”, tha kreu i rojës urbane të rajonit të Andrias, Riccardo Zingaro. Kryeministri italian, Mateo Renzi, ka kërkuar menjëherë përgjegjësit e ngjarjes së rëndë. “Kërkojmë absolutisht të zbardhim shkaqet e përgjegjësit e këtij aksidenti e nuk do të ndalemi derisa të qartësohet gjithçka”. Nuk dihet pse trenat ndodheshin në të njëjtin binar në afërsi të zonave Ruvo dhe Korato. Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.