13 viktima nga nje shpërthim në Universitetin Amerikan në Kabul

13 viktima nga nje shpërthim në Universitetin Amerikan në Kabul

32
SHPËRNDAJE

 -Të paktën 13persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në Universitetin Amerikan në Kabul. Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se 35 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ky është cilësuar si një sulm terrorist. Bëhet e ditur se viktimë nga sulmi kanë ngelur 7 studentë dhe 5 anëtarë të Forcave të Sigurisë. Dje u pohua se në Universitet ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa studentët dhe stafi u detyruan të futeshin në dhomat brenda ndërtesës. Autoritetet policore e kanë cilësuar ngjarjen si një ‘sulm kompleks’ dhe kanë dërguar forcat speciale.
 

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e policisë, të cilët thanë se ka pasur shpërthime dhe krisma armësh në ambientet brenda universitetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 me orën lokale të së mërkurës. Edhe agjencia lokale e lajmeve “TOLOneës” raporton se ka pasur një shpërthim fillestar para se persona të armatosur të futen brenda në universitetit. Në universitet ka qindra studentë dhe pedagogë të huaj që kërkojnë apel për ndihmë shkruajnë mediat vendase.
“Kemi të bëjmë me një sulm kompleks brenda Universitetit Amerikan. Forcat speciale janë në rrugë”- ka thënë një përfaqësues i forcës së shpejtë në Kabul.
Zëdhënësi i policisë, Humayon Aini tha për Afp se menjëherë pas shpërthimit, militantët me bomba hynë në ambientet e Universitetit. Ndërsa, Massoud Hossaini, fotografi i AP dhe njëkohësisht student tek ky universitet ka shkruar në Tëitter e nuk mund të dalin dot jashtë dhe janë mbetur të bllokuar brenda. Po sipas Massoud Hossaini në ambientet e universitet ka persona të vrarë dhe të plagosur ndërkohë që luftimet vazhdojnë. Deri më tani nuk dihet ende zyrtarisht nëse ka viktima

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.