13 të vdekur dhe 6 të plagosur nga një zjarr ne nje...

13 të vdekur dhe 6 të plagosur nga një zjarr ne nje lokal

72
SHPËRNDAJE

Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një zjarri të madh që shpërtheu mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës në Rouen, të Francës.Mediat vendase shkruajnë se zjarri ka rënë një një lokal ku po festohej një ditëlindje dhe viktimat janë të moshës 18-25 vjeç. Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale. Zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin.Autoritetet deklaruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi zjarri u përhap kudo. Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërriten rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen. Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në Sallën e Policisë Rouen të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin.Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, tha në një deklaratë: “Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit.”Por disa mediat thonë se një burim i siguruara nga hetimet thotë se qirinjtë mbi një tortë ditëlindje mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.