Dhjete te plagosur nga nje sulm me kamion prane nje xhamie ne...

Dhjete te plagosur nga nje sulm me kamion prane nje xhamie ne LONDER

24
SHPËRNDAJE

Një furgon ka përplasur disa kalimtarë pranë një Xhamie në Londër, shkruan ‘Daily Telegraph’.Sipas kalimtarëve janë goditur më shumë se 10 persona, policia metropolitane ka nisur menjëherë mobilizimin.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Seven Sisters Road’.Një 48 vjeçar u arrestua pas përplasjes pas mesnate pranë Xhamisë së Finsbury Park në Seven Sisters Road.

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se një furgon qëllimisht po përplaste besimtarët.MCB  tha se ishte një “manifestim i dhunshëm i Islamophbia” dhe bëri thirrje për siguri shtesë rreth xhamive.

Kryeministrja Theresa May e përshkroi sulmin si një “incident i tmerrshëm”, ndërsa kreu i opozitës Jeremy Corbin tha se ai ishte “shumë i tronditur”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.