Plasi skandali korruptiv ne familjen e Ministrit Italian Alfano

Plasi skandali korruptiv ne familjen e Ministrit Italian Alfano

67
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano është përfshirë gjatë orëve të fundit në një skandal korruptiv i hetuar nga Prokuroria e qytetit të Romës.Hetimi i Prokurorisë së Romës bëhet në kuadër të operacionit të koduar “Labirinthi” e është bazuar në përgjimet telefonike ndaj disa funksionarëve të lartë të shoqërisë “Poste Italiane” si dhe të enteve të rëndësishme publike si Enel, Inps etj.Hetimet kanë përfshirë në këtë skandal emrin e vëllait të Ministrit Alfano, që aktualisht mban një post drejtues në shoqërinë “Poste Italiane”, si dhe të babait të tij 80 vjeçar.Policia financiare italiane ka nisur hetimet ndaj emërimit më 2013 të Alessandro Alfano, vëllait të Ministrit në postin Drejtorit të Posteecom.Gjithashtu po hetohet mbi një administrim të parregulllt tenderash publik nga ana e kësaj shoqërie si dhe mbi një fluks të parregullt financiar në shumën e 13 milionë euro.Sipas përgjimeve telefonike mes dy sekretareve të “Poste Italiane” të datës 17 maj 2015, babai i Ministrit Angelino Alfano ka dorëzuar plot 80 kurrikulume personash për t’i punësuar pranë “Poste Italiane”.Mjaft i ashpër ka qënë reagimi i ministrit të brendshëm italian i cili është shprehur “se sot barbaritë ilegale zbulojnë bisedat telefonike mes dy sekretareve që flasin për presionin të ushtruar nga një burrë 80 vjeçar që vuan me një sëmundje neurodegjenerative. Është e padenjë t’i besosh një bisede të tillë. Jemi përballë një ripërdorimi politik të mbeturinave të një hetimi gjyqësor.”Ndërkohë Lëvizja politike 5 Yje ka kërkuar në Parlamentin italian dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm Alfano.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.