Bota në alarm nga varianti i ri “Omicron” i Covid, 7 vende...

Bota në alarm nga varianti i ri “Omicron” i Covid, 7 vende bllokojnë hyrjet me Afrikën e Jugut

142
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar një variant të ri i koronavirusit, të cilin e kanë konsideruar shqetësueses dhe e ka quajtur Omicron.

Ai kishte një numër të madh mutacionesh dhe provat e hershme sugjeruan një rrezik të shtuar të riinfeksionit, tha OBSH.

Ky variant i ri ka ngritur edhe shqetësimin për një valë të katër që mund të godasë botën.

“Ajo u gjet pozitive më 22 nëntor. Ajo nuk ishte e vaksinuar”, njoftoi dje ministri i Shëndetësisë i Belgjikës, Frank Vadenbrique, dhe tha se pacienti i parë i variantit “Omicron” mbërriti në Belgjikë më 11 nëntor nga Egjipti, përmes Turqisë.

“Ardhja e variantit “Omicron” në Europë, në fund të fundit, ka qenë një alarm i përgjithshëm pothuajse në të gjitha kryeqytetet europiane, ndërsa një nga vendet e para që shprehu publikisht shqetësimin e tyre për situatën e re ishte Gjermania, situata epidemiologjike e së cilës nuk ka qenë kurrë kaq dramatike”, tha ministri Jens Spann.

Në të njëjtën mënyrë, Presidenjta e KE, Ursula von der Leyen deklaroi se Komisioni Evropian u ka propozuar shteteve anëtare të aktivizojnë ‘frenimin e urgjencës’ për udhëtimet nga vendet e Afrikës Jugore dhe vendet e tjera të prekura, në mënyrë që të kufizohet përhapja e tij.

“Çdo udhëtim ajror në këto vende duhet të pezullohet derisa të kuptojmë plotësisht rrezikun që paraqet ky variant i ri”. Udhëtarët që kthehen nga kjo zonë duhet të ndjekin rregulla strikte të karantinës”, tha ajo.

Ndër ata që bllokuan hyrjen e qytetarëve nga Afrika e Jugut ishin: Britania, Izraeli, Franca, SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, Rusia, Zvicra, Maroku, Turqia dhe Filipinet.

S'KA KOMENTE