“BOOM” aplikimesh për centrale diellore , 2 jane vetem ne Fier

“BOOM” aplikimesh për centrale diellore , 2 jane vetem ne Fier

430
SHPËRNDAJE

Brenda një harku të shkurtër kohor, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një numër i konsiderueshëm aplikimesh për ndërtimin e parqeve të mëdhenj fotovoltaikë nga investitorët privatë. 1 ditë më parë, ky dikaset ka publikuar interesin e shprehur për 2 projekte të rinj, në Qarkun e Fierit.

Aplikimi i parë parashikon ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 50 MW, me vendodhje në fshatin Sheq Marinas, ndërkohë që aplikimi i dytë është për një central me kapacitet 22 MW, me vendodhje në Fshatin Povelçë. Ndërkaq, vetëm pak javë me parë, pranë MIE u dorëzuan edhe 2 aplikime të tjerë për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, për projekte me kapacitet të instaluar 30 MW dhe 40 MW.

Po ashtu, gjatë këtij viti  u paraqitën projekte për centrale me fuqi të instaluar prej 100 MW dhe 49.855 MW. Paralelisht, 2 parqe të tjerë “Blue 1” dhe “Blue 2”, me një fuqi totale të instaluar prej 100 MW, që aktualisht po licencohen nga Enti Rregullator i Energjisë në aktivitetin e prodhimit të energjisë. Në rast të finalizimit të sukses të këtyre aplikimeve, kapaciteti i instaluar për parqe të energjisë diellore, me financim privat, që nuk përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë do të arrijë në rreth 392 MW.

Energjia diellore është tejet e rëndësishme, për shkak se aktualisht mbi 99% e energjisë prodhohet nga burimet ujore, duke e bërë vendin tonë të varur tërësisht nga kushtet atmosferike.

SCAN

S'KA KOMENTE