Bluzat e bardha paralajmërojnë protestë/ Qeveria tërhiqet nga rritja e pagave

Bluzat e bardha paralajmërojnë protestë/ Qeveria tërhiqet nga rritja e pagave

207
SHPËRNDAJE

Ndonëse qeveria shqiptare ka premtuar rritje pagash për personelin mjekësor, duket se ky vendim ende nuk është vendosur në zbatim, ose të paktën, është shtyrë për një moment të dytë.

Në një urdhër të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dërguar drejtorive të Qendrave Shëndetësore, nëpërmjet një mesazhi në Whatsapp, thuhet që derdhja e pagave në bankë për punonjësit shëndetësorë duhet të bllokohet, deri në një afat të pa caktuar.

Mjeku logoped, Erges Eskiu e lidhi këtë ngërç, me fushatën elektorale dhe premtimet që bëhen ndaj administratës dhe qytetarëve gjatë kësaj periudhe.

Rritjen e pagave në mënyrë të pa barabartë për mjekët e familjeve, Eskiu e cilësoi si një mënyrë joshjeje ndaj studentëve të rinj, që për vetë atë, por edhe nga bisedat që ka pasur me kolegët, është e padrejtë.

Ndërkohë në një takim me mjekë dhe infermierë në Klos dhe Mat, kryeministri tha se rritja e targetuar deri në vitin 2024 për mjekët e familjes do të jetë 20 mijë lekë, por është ende e paqartë se përse kjo rritje e premtuar për në muajin prill, ende nuk është vendosur në zbatim.

S'KA KOMENTE