Bluzat e bardha japin Alarmin. 12 viktima ne Fier nga fotoksina

Bluzat e bardha japin Alarmin. 12 viktima ne Fier nga fotoksina

275
SHPËRNDAJE
Ne tre muajt e fundit eshte rritur se tepermi ,numri i personave qe i kane dhene fund jetes nepermjet vetehelmimimit  me  pesticidin ,fotoksine.
Sipas mjekut Lulezim Banushaj ,intoksikolog i repartit te pathologjise ne Spitalin Rajonal ne Fier, ka nje rritje te fenomenit te veteflijimit nga pirja e fotoksines. Fenomeni ne fjale ka mare permasa. Vetem ne 3 muajt e fundit kane humbur jeten 12 persona nga pesticidi vdekjeprures.
Mjeku ka drejtuar mesazh sensibilizues per te gjithe familjet dhe gjithe shoqerine  me qellim te qendrojne afer personave qe shfaqin situata sentimentale qe me pas cojne ne aktin e veteflijimit.
Shkaqet e vetehelmimit gjenden jo vetem ne situata sentimentale te personave por edhe ne gjendjen social -ekonomike qe me pas cojne ne lekundje te personalitetit dhe depresion te personave .
Nuk mund te ndalet shitja e fotoksines ne treg pasi ate e gjen ne cdo farmaci bujqesore qe sherben fermereve.

S'KA KOMENTE