Blloku i Velçës nxirret për eksplorim – Albpetrol hap garën për investitorët

Blloku i Velçës nxirret për eksplorim – Albpetrol hap garën për investitorët

844
SHPËRNDAJE

Albpetrol ka ofruar për eksplorim bllokun e naftës në Velçë, duke synuar lidhjen e Marrëveshjes Hidrokarbure me subjekte të interesuAr. Hapja e garës bazohet në një urdhër e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku të muajit nëntor, ndërkohë që afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është datat 15 mars 2023. Për këtw bllok në vitin 2017 u nënshkrua marrëveshja hidrokarbure 33-vjeçare me Pennine Petroleum Corporation.

Sipas dokumentit 6 vjet do të ishin kërkim, 2 vjet vlerësim dhe 25 vjet prodhim, por mbetet e paqartë se përse marrëveshja hidrokarbure është prishur dhe Velça është rinxjerrë për eksplorim. Hapja e kësaj gare vjen thuajse në të njëjtën kohë me atë të Agjenicsë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që ofroi pak kohë më parë për eksplorim bllokun 5 në tokë. Sipas kritereve të shpallura, kohëzgjatja e periudhës së eksplorimit do të jetë deri në 5 vjet, por në bazë të legjislacionit në fuqi, mund të zgjatet deri në 7 vjet.

Kontrata që do të nënshkruhet mes palëve do të jetë me ndarje prodhimi, që ndër të tjera parashikon detyrime për punësimin e banorëve të zonës. Më herët gjatë këtij viti u hap gara edhe për bllokun C, teksa kompania shqiptare Energy Development Group ishte e vetmja që shprehu interes.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bëri me dije se fillimisht kishte shfaqur interes edhe kompania ENI, por pasi u njoh me paketën e të dhënave, informoi se nuk do të merrte pjesë në aplikim. Gjithsesi, deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për përfundimin e kësaj procedure.

S'KA KOMENTE