Qindra qytetarë janë zhvendosur nga Kryeministria dhe kanë bllokuar kryqëzimin mes rrugës “Dëshmorët e Kombit dhe Unazës.
Ata kanë fikur makinat në shenjë proteste dhe vijonë me thirrjet “Rama ik” e “ulni taksat”.
pjesëmarrja e qytetarëve që po protestojnë për rritjen e çmimeve është e lartë dhe drejtuesit e mjeteve kanë dalë jashtë, duke iu bashkuar protestuesve.
Qytetarët paralajmëruar se kjo protestë nuk përfundon këtu, por do të vijojë çdo ditë, në të njëjtën orë para Kryeministrisë.