Bllokohen pasurite dhe veprimet bankare per rreth 24 mije biznese

Bllokohen pasurite dhe veprimet bankare per rreth 24 mije biznese

462
SHPËRNDAJE

Rreth 24 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara.

Shifrat jepen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas së cilës deri në fund të muajit Dhjetor janë 23.888 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve u është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, listës i janë shtuar rreth 2700 subjekte debitore, pasi në fund të Korrikut listoheshin 21.185 të tilla, ndërsa gjatë muajit Dhjetor 2018 në listën e të penalizuarve janë regjistruar147 subjekte të reja.

Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

S'KA KOMENTE