Bilanc lufte nga aksidentet në vend, 105 persona të vdekur vetëm në...

Bilanc lufte nga aksidentet në vend, 105 persona të vdekur vetëm në 6 muajt e parë të 2021

251
SHPËRNDAJE

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një sfidë për autoritetet ndërsa nuk janë të pakta rastet që përfundojnë me pasoja tragjike. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, ka pasur një rritje prej 32,9% në krahasim me vitin e kaluar kur kishte masa kufizuese për shkak të Covid-19.

Për rrjedhojë, në 6 muajt e parë janë numëruar 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Sa i përket jetëve të humbura, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 105 persona nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në muajin Qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në raportin e INSTAT.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 16 persona të vdekur në muajin qershor të një vitit 2020.

Në muajin Qershor 2021, aksidentet rrugore, në 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

S'KA KOMENTE